Kronikë

Dysheku me korent shkaktoi djegien, të tjera detaje nga vdekja e gruas në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 31/10/21 |
Opi Nion

Lumturi Zaimi është gruaja që ka humbur jetën brenda banesës së saj në kryeqytet, paraditen e së dielës. Informacionet thonë se policia dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga vajza e saj, ndërsa gruaja është gjetur në banesë e pajetë. Dyshohet që vdekja ka ardhur nga asfiksia pasi kur zjarrfikësja ka mbërritur nuk ka gjetur flakë. Dyshimet e para thonë se gruaja mund të ketë patur një dyshek me korent çfarë duket se ka shkaktuar edhe djegien.

“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

 

 

Pas