Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyqanet në veri të Kosovës, për herë të parë pa produkte nga Serbia

2023/07/31 at 2:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dyqanet në veri të Kosovës, për herë të parë pa produkte nga Serbia

Për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, pothuajse nuk ka produkte nga Serbia. Mungesë e këtyre produkteve vërehet edhe në komunat tjera të Kosovës.


Këtë e dëshmojnë për REL qytetarët dhe afaristët, ndërkaq kjo mund të konstatohet edhe nga raftet e dyqaneve, ku janë të renditura kryesisht produkte nga vendet e rajonit.

Njëri nga afaristët nga Mitrovica e Veriut, i cili këmbënguli të mbetet anonim, shpjegon se qumështi “Imlek” nga Serbia është zëvendësuar me “Bimilk” nga Maqedonia e Veriut dhe në vend të ushqimit të ngrirë “Frikom”, po ashtu nga Serbia, në ofertë është “Ledo” nga Kroacia.

“Na u desh të riorientoheshim dhe të blinim mallra që janë në dispozicion me shumicë. Po gjendemi ashtu siç na imponohet. ‘Bimlek’ nga Manastiri (nga Maqedonia e Veriut) është i njëjtë me ‘Imlek’ (nga Serbia), ndërsa produktet ‘Swissllion’ nga Serbia i zëvendësojmë me të njëjtat produkte që vijnë nga Maqedonia e Veriut”, thotë ky biznesmen.

“Bimilk” është pjesë e kompanisë rajonale “Imlek” me seli në Serbi, e cila operon edhe në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Mungesa e produkteve serbe në veri të Kosovës është pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës më 14 qershor për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia. Ky vendim pasoi arrestimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, për të cilët autoritetet në Prishtinë thanë se u “rrëmbyen”. Siç ishte paralajmëruar, një vendim i tillë është marrë për arsye sigurie dhe jo ekonomike dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë në fuqi.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës marrin vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia apo vendosjen e taksave për to, por deri më tani janë përdorur të ashtuquajturat “rrugë alternative” në veri të Kosovës për import.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, gjatë vitit të fundit kanë zhvilluar disa aksione kundër kontrabandës me mallra, ndërsa “rrugët alternative” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë nën kontroll të rreptë të Policisë së Kosovës.

Rasti i fundit ishte javën e kaluar në Leposaviq, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit, kur Policia e Kosovës ndaloi një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një shtetas serb.

“Gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur pije alkoolike (verë) rreth 100 litra, si dhe pemë e perime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë të datës 26 korrik.

Automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor.

Çfarë thonë banorët?

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut deklarojnë se “kundër vullnetit të tyre” është dashur të ndryshojnë zakonet e tyre dhe të fillojnë të blejnë produkte nga vendet e tjera të rajonit, në vend të atyre nga Serbia.

Milica thotë se më së shumti i mungojnë produktet e qumështit “Imlek”, pasi, siç thotë ajo, është mësuar me shijen e tyre.

“Po shkoj pak më lart, po kërkoj, mbase gjendet diku”, thotë ajo.

Ajo shton se do të fitojë shprehi të reja, nëse ndalimi i importit të mallrave nga Serbia mbetet në fuqi.

Edhe Ivana nuk mund të gjejë produkte nga Serbia në dyqanet lokale.

“Për shembull, nuk ka djathë feta për të blerë përditë. Dikur blija vetëm (produkte) serbe, tani nuk i gjej me ditë të tëra”, thotë ajo.

Banorët e Mitrovicës së Veriut ankohen për rritje të çmimeve, gjegjësisht se për të njëjtat produkte paguajnë më shumë sesa banorët e jugut.

“Çmimet janë më të lartat këtu. Pse është kështu, nuk e kuptoj fare”, thotë Ivana.

Dragica, po ashtu, vëren rritje të çmimeve për shkak të mungesës së mallrave nga Serbia. Për këtë arsye, ajo ka vendosur që të bëjë pazar në tregun e prodhimeve vendore.

“Treqind dinarë (2.5 euro) është një shishe me dy litra (qumësht)”, thotë Dragica.

Në anën tjetër, biznesmenë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë pohojnë se çmimet i dikton fakti se si i sigurojnë produktet dhe se nuk janë duke e keqpërdorur situatën. Megjithatë, ata nuk duan të flasin publikisht dhe në detaje për këtë temë.

Si është situata në komuna tjera?

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, mungesa e produkteve nga Serbia është e dukshme. Shumica e pronarëve të dyqaneve në Graçanicë, një komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, mallrat nga Serbia i kanë siguruar në Mitrovicën e Veriut.

“Është problem i madh, mallrat nga Serbia nuk mund të gjenden askund”, thotë një nga biznesmenët në Graçanicë, i cili nuk dëshiron t’i zbulohet identiteti.

Të dhënat nga muaji qershor i këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë rënie të importit të produkteve të Serbisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në qershorin e vitit 2022, Kosova ka importuar produkte nga Serbia në vlerë prej 33 milionë e 757 mijë euro. Në periudhën e njëjtë të vitit 2023, importet nga Serbia janë 13 milionë e 255 mijë euro.

Vendimi i Prishtinës zyrtare që pamundëson hyrjen e produkteve finale në tregun e Kosovës, vazhdon ende, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Kjo masë, sipas tij, nuk vlen për lëndën e parë dhe gjysmë-produktet.
Mungesa e produkteve të Serbisë në mjediset e banuara me shumicë serbe, sipas tij, është rezultat i masës së Qeverisë ndaj këtyre produkteve, por edhe luftës efikase të organeve të rendit kundër kontrabandimit të këtyre produkteve.

“Po shohim çdo ditë që agjencitë e zbatimit të ligjit, Policia, Dogana, Administrata Tatimore, që kanë komunikata për mallrat kontrabandë që po i kapin duke hyrë sidomos në pjesën veriore, për arsye se vija e gjelbër kufitare është më e gjatë në atë pjesë. Së dyti është masa e sigurisë [e Qeverisë së Kosovës], e cila pamundëson importimin [e produkteve të Serbisë]”, thotë Rafuna.

Ai thekson se mungesa e produkteve nga Serbia në tregun e Kosovës, është kompensuar me produkte identike nga vendet tjera të rajonit. Kjo masë, sipas tij, deri më tash nuk ka prekur interesat e bizneseve të Kosovës, për shkak se është duke u zbatuar tash e dy muaj.

Sipas Rafunës, nëse masa vazhdon, atëherë në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, bizneset në Kosovë do të dëmtohen për shkak të kostos më të lartë që ka importi i produkteve identike nga vendet më të largëta. Kjo, sipas tij, pritet të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve të atyre produkteve.

Etiketa: kosoveprodukteserbi


Ju sugjerojmë

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

15 Korrik, 2025 9:04 am
Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
Aktualitet

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

15 Korrik, 2025 9:00 am
SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
Bota

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

15 Korrik, 2025 8:51 am
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Bota

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

15 Korrik, 2025 8:31 am
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

15 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Para
Aksident në Qukës/ Makina përplaset me kamionin, plagosen 4 persona, mes tyre 2 fëmijë

Aksident në Qukës/ Makina përplaset me kamionin, plagosen 4 persona, mes tyre 2 fëmijë

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 të akuzuarit

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 të akuzuarit

Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi

Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi
















TE FUNDIT

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
15 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 39-vjeçari, i cili tentoi të vriste një shtetas në...

Lexo më shumë

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
15 Korrik, 2025

Një grup qytetarësh të Mirditës janë nisur sot drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën...

Lexo më shumë

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
15 Korrik, 2025

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ndaloi përkohësisht vendimin e Qeverisë amerikane për t’iu hequr statusin e mbrojtjes së përkohshme...

Lexo më shumë

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
15 Korrik, 2025

Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com