Politikë

Dyert e blinduara në PD,Noka:Ekspertët na thanë që do kohë të ç’bunkerizohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 26/03/22 |
Opi Nion

Mesditën e së shtunës anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish në selinë e Partisë Demokratike.

Ata u shprehën se sot ishin në seli për të kryer një inspektim. Deputeti Flamur Noka tha se do të ç’blindojnë godinën. “Ekspertët na thanë që do kohë të ç’bunkerizohet selia”, theksoi ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Noka theksoi se pas heqjes së blindave kjo parti do të jetë më e hapur dhe më e bashkuar. Demokrati artikuloi se tashmë beteja e tyre është me regjimin e Edi Ramës dhe jo me njëri-tjetrin.

“I pari ç’bunkerizimi i PD, i dytë që është rrugën që kemi  nga demokrati më i thjeshti deri te deputetët e kemi së bashku. Pas ç’bunkerizimit të partisë kjo seli do ti rikthehet normalitetit. Do të jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do ti përkasë së shkuarës. Nuk do të dëshiroja as ta kujtonim këtë situatë. Do të shohim përpara të gjithë së bashku sepse nuk mund të rrimë nën hijet e  bunkerit, as i mentaliteteve të vjetra. Beteja do të jetë me regjimin, për ta rrëzuar një regjim që po iu pi gjakun shqiptarëve”, shtoi Noka.

Pas