Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

2023/01/24 at 10:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy vullnetarë britanikë vriten në Ukrainë

Vullnetarët britanikë, Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka raportuar familja Parry.

Bagshaw, 47-vjeçar, dhe Parry, 28-vjeçar, janë parë për herë të fundit më 6 janar në qytetin ukrainas të Soledarit. Familja Parry ka thënë se burrat janë vrarë teksa kanë qenë duke ndihmuar “në një evakuim humanitar” nga zona.

Në një letër të lëshuar nga Ministria e Jashtme Britanike, Rob, Christine and Katy Parry, kanë thënë se Chris e ka bërë familjen “jashtëzakonisht krenare”.

“Ne nuk e kemi imagjinuar kurrë që do t’ia themi lamtumirën Chrisit, kur ai ka pasur një jetë përpara. Ai ka qenë djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, shok shumë i mirë dhe partner i dashur për Olgën”.

“Ai e ka gjetur veten në Ukrainë, në mars, në momentin më të keq të nisjes së luftës së Rusisë, dhe u ka ndihmuar atyre që kanë pasur më së shumti nevojë, duke shpëtuar jetën e mbi 400 personave, dhe shumë kafshëve të braktisura”.

Prindërit e Bagshaw kanë thënë se biri i tyre ka transportuar ushqim dhe ilaçe në Ukrainë, si dhe u ka ndihmuar personave më të moshuar.

Më herët gjatë këtij muaji, grupi mercenari rus, Wagner, ka pretenduar se është gjetur turpi i njërit prej burrave. Soledari ka qenë së fundi në fokus të luftimeve intensive mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Më herët gjatë këtij muaji, ushtria ruse ka pretenduar se ka fituar kontrollin e kësaj qyteze. Ukraina, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke thënë se luftimet vazhdojnë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Gazetari: Balili iu shmang drejtësisë që t’mos ekstradohej në Greqi

Agron Neza në dosjen amerikane, Hoxha: Prezantohej si njeri i FBI

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë

FOTO/ Aksident i rëndë në Tiranë

Lidhjet me ish-agjentin e FBI, Vangjeli: Duçka ish-zyrtar i lartë i LSI

Lidhjet me ish-agjentin e FBI, Vangjeli: Duçka ish-zyrtar i lartë i LSI

TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com