Votimi në Dibër vazhdon normalisht deri në orën 11:30 por me një pjesmarrje relativisht të ulët. Raportohen incidente të vogla por që nuk kanë ccuar në ndërprerje të procesit në asnjë qendër votimi. Kështu dy votues janë kapur duke fotografuar votën në një nga qendrat e votimit të qytetit të Peshkopisë.
Shtetasi Gjon Cen Mehmeti, sipas Partisë Demokratike, është votues i Partisë Socialiste. Vota e tij e hedhur në Qendrën e Votimit nr 1136 në Dobrovë, u shpall e pavlefshme. Ai e kishte plotësuar fletën e votimit për kandidatin e Partisë Socialite, por pasi u zbulua se po e fotografonte, nuk u lejua ta hidhte në kuti. Sipas PD, kjo është një tjetër provë e blerjes së votës nga PS.