Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy vitet e Viola Spiros me Valentinin, a ishte ai arsyeja që ajo la televizionin?

2017/12/02 at 12:20 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Kur Viola Spiro fliste për martesën, xhelozinë dhe jetën me të dashurin; ja disa momente lumturie mes tyre

Arrestimi i të dashurit të ish-velinës së emisioneve sportive, Viola Spiros, ishte lajmi më i bujshëm i kësaj jave në mediat italiane dhe ato shqiptare.
Prej kohësh Spiro flitej se ishte në një lidhje me një djalë shumë të pasur, i cili i mundësonte udhëtime të shpeshta në të gjithë botën dhe i ofronte një standard të lartë jetese, që pasqyrohej në fotot që ajo postonte në Instagram.
Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, me justifikimin se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës (përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezulton të jetë një bos i vërtetë kokaine, shkruan Panorama Plus. Lidhja në fshehtësi e Viola Spiros me bosin e kokainës, si la punën për ta ndjekur në Europë
Bashkë me djalin që policia italiane e arrestoi para disa ditësh, në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria. Në shkrimin në fjalë u tha se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.
Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. E ishte pikërisht kjo gazetë që, ndër të tjera, botoi edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës është vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.
DY VITET E VIOLA SPIROS ME TË DASHURIN QË E MBULONTE ME PARA, SI E BRAKTISI TELEVIZIONIN PËR TË
“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që prezantuesja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur.
Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë.
I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizionin, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhë- timet e tij në Europë. Pas kë- tyre muajve shëtitje në të gjithë botën, ajo u rikthye për t’u shfaqur në një spot publicitar me Amos Zaharinë, Eva Muratin e Jetmir Pjetërnikajn.
Por muajt e shkëputjes nga ekrani të Violës nuk ishin pushim total për bionden simpatike, pasi ajo u komentua më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Viola e bëri të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e rrëfeu arsyen pse detyrohej t’ia fshehte portretin të dashurit, me të cilin shijoi një tur të vërtetë gjashtë- mujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.
Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre. Hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte te “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare” mësohet se e nisi këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.
Gjatë asaj periudhe në media u aludua edhe për një tërheqje të Violës përgjithmonë nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihej xheloz për punën e saj në televizion. Aktualisht Viola punon në TVSH si gazetare sporti, ndërkohë që lajmeve për arrestimin e të dashurit u është përgjigjur me ndonjë foto apo video, duke dëshmuar se jeta për të vazhdon njësoj si më parë. /Panorama Plus


Etiketa: valentin selajVilola Spiro


Ju sugjerojmë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Para
Elektriçisti humbi jetën në punë, ndalohen nga policia shokët e tij 

Elektriçisti humbi jetën në punë, ndalohen nga policia shokët e tij 

Eranda Libohova na prezanton burrin që i shpëtoi jetën

Eranda Libohova na prezanton burrin që i shpëtoi jetën

Foto/ Greta dhe Eni i dhurojnë një diplomë nënës së tyre, për ditëlindje

Foto/ Greta dhe Eni i dhurojnë një diplomë nënës së tyre, për ditëlindje
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}