Aktualitet

Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës me 51 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 26/11/21 |
Opi Nion

Sot shënohen dy vite nga tërmeti që iu mori jetën 51 qytetarëve, plagosi qindra të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, kryesisht në Durrës dhe në Tiranë, por dhe në sida bashki të tjetra.

Pasojat e këtij tërmeti tronditës ishin akoma më tragjike, pasi u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.

Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie shqiptare e të vendeve fqinje ishte tabloja e asaj tragjedie, mëngjesin e 26 nëntorit të 2019-ës.

Shumë familje humbën të afërmit e tyre, banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa ende shumë prej tyre vijojnë që të qëndrojnë nëpër çadra.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet u prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi.
Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërkohë që dëme të mëdha përjetoi edhe Laçi.

Pas tërmetit tragjik,  300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’iu ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave.

Aktualisht vijon procesi i rindërtimit në shumë bashki, ndërsa ka familje që kanë hyrë në banesat e tyre të reja si dhe shumë të tjera që pritet të futen këto ditë.

Pas