Kronikë

Dy viktima në aksin Kalimash-Morinë, 27 vjeçari nuk arriti të mbijetojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:03 - 12/08/20 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë automobilistik në aksin Kalimash –Morinë u ka marr jetën dy personave.

Policia njoftoi ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës, kur një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend një shtetas, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Viktima është identifikuar më pas si shtetasi  SH.M., ndërkohë që mediat raportojnë se në mbrëmje ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve.

K. U., 27 vjeç, banues në Kukës, ka ndërruar jetë në spital dhe pavarësisht se ishte transportuar me helikopter drejt Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë./Opinion.al

 

Pas