Finalizohet pas një hetimi disaditor, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, operacioni policor i koduar “Kontakti”. Iu dha me qira, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, 2 vietnamezeve, për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari.
31-vjeçari, me precedent për disa vepra penale, ndër to tentativë vrasjeje. Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetaset nga Vietnami. Sekuestrohen pasaportat e 2 shtetaseve, 4 celularë dhe para të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”), si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.
Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, 2 shtetaseve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.