Dy vetëvrasjet e ndodhura në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë detyruar autoritetet të mendojnë marrjen e masave shtesë për sigurinë e pacientëve me koronavirus.
“ABC News” ka mësuar se drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit po mendon të vendosë hekura në dritaret e dhomave.
Më 13 gusht nga kati i tretë i këtij spitali u hodh i riu Xhino Koça, nga Durrësi. Sipas stafit gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar dhe për pak ditë, ai do të kthehej në shtëpi.
Ndërkohë që ditën e djeshme, 65-vjeçari, Hasan Mira, u hodh nga kati i katërt i këtij spitali duke i dhënë fund jetës.
Lidhur me ngjarjet, Prokuroria ka nisur hetimet për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm./Opinion.al