Kronikë

Dy vajza të mitura largohen nga banesat, familjarët denoncojnë zhdukjen e tyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 13/01/22 |
Opi Nion

Familjarët kanë denoncuar në polici zhdukjen e dy vajzave të mitura. Sipas uniformave blu, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 38 vjeç ka kallëzuar largimin e vajzës së tij të mitur nga banesa në Tiranë.

Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton policia.

Ndërsa një tjetër vajzë e mitur është larguar nga banesa e saj në Përrenjas dhe kallëzimi në policia është bërë nga nëna e 15-vjeçares, shtetasja N.Ç., 43 vjeçe.

Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Përrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”./Opinion.al

Pas