Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rusi, ku dy 16-vjeçare akuzohen se kanë torturuar, shpërfytyruar dhe më pas kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë.
Autoritetet ruse e gjetën trupin e 17-vjeçares, Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet për disa orë me rradhë e kishin shpërfytyruar me copa xhami, e kishin rrahur dhe më pas e kishin mbytur.
Sipas mediave të huaja, shoqet e viktimës mendonin se ajo ishte më tërheqëse, ndërsa njëra prej tyre ka rrëfyer krimin makabër.
Tashmë dy-16-vjeçaret po mbahen në burg si të dyshuarat kryesore të vrasjes ndërsa policia po heton për rrethanat e plota të krimit makabër./Opinion.al