Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. M.. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë N. M., 30 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.