Dy persona janë arrestuar si pjesë e operacionit “Flash 2”, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor, ku në rrugën ‘Tish Daia” në automjetin me targë AA 175 JT u gjetën 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasi me ngjyrë të zezë .
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar “kokainë” .