Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur me thikë paraditen e kësaj të enjteje në Durrës.
Klan News bën të ditur se ata kanë shkuar në urgjencën e spitalit për ndihmë të specializuar mjekësore. Një prej të plagosurve raportohet të jetë futur në sallën e operacionit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e ngjarjes.