Aktualitet

Dy të ndaluar pas publikimit të skandalit të prostitucionit nga ‘Stop’


               Publikuar në : 11:03 - 16/10/19 |
xhu lia

Mbrëmjen që lamë pas emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan denoncoi një rast prostitucioni me një vajzë të mitur 16-vjeçare nga Korça.

Pas denoncimit ka ardhur reagimi i policisë në të cilin thuhet se janë ndaluar  4 persona për  veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Sipas njoftimit të policisë dy persona janë ndaluar, një është shpallur në kërkon dhe gjithashtu do të procedohet penalisht pronarja e lokalit.

Personat e ndaluar janë 53-vjeçari me iniciale Dh.K dhe 33-vjeçari me iniciale L.D, ndërkohë në kërkim mësohet se ndodhet 19-vjeçari me iniciale R.T. Ndërkohë ka  nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçares me iniciale K.K pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Pas denoncimit të rastit në emisionin invstigativ “Stop”, ndalohen dhe procedohen 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndalohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, si edhe procedohet penalisht pronarja e lokalit.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve:

Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

DVP-Korçë falenderon median për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

 

 

Pas