Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur këtë të martë Lezhën. A2 raporton se rreth orës 19:40 dhe 19:41 janë ndjerë shpërthimet në Shëngjin dhe Ishull Shëngjin.
Policia është vënë në alarm por ende nuk ka identifikuar se ku ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të identifikuar se çfarë ka ndodhur.
Për rastin po interesohet edhe Ministria e Mbrojtjes sepse ka patur raste analoge më parë në Durrës, kur është raportuar për një shpërthim të fuqishëm, por rezultoi që kishte kaluar një avion i Natos që kishte kaluar shpejtësinë e zërit./Opinion.al