Ditën e hënë, në provincën qendrore Bamiyan në Afganistan u regjistruan dy shpërthime, ku si pasojë humbën jetën disa persona dhe shumë të tjerë u plagosën.
Sipas informacioneve, nga shpërthimet janë regjistruar 14 viktima dhe mbi 40 persona janë lënduar nga shpërthimet.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë përpara se komuniteti ndërkombëtar të kërkojë asistencë për Afganistanin në Gjenevë.
Sipas raportimeve, thuhet se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në anë të rrugës pranë një pazari në Bamiyan, aty ku mbetën të vrarë 12 civilë dhe 2 policë. Momentalisht asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes./ Opinion.al