Bota

Dy shpërthime me bombë në Jeruzalem, 1 viktimë dhe 14 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:21 - 23/11/22 |
Opi Nion

Dy shpërthime me bombë kanë tronditur Jeruzalemin mëngjesin e kësaj të mërkure duke vrarë një 16-vjeçar dhe duke plagosur 14 të tjerë në një sulm të dyshuar terrorist.

Sipas policisë izraelite, shpërthimi i parë ndodhi në një stacion autobusi pranë hyrjes së Jerusalemit në orën 7:06 të mëngjesit, duke plagosur të paktën 11 persona, përfshirë adoleshentin që vdiq më vonë.

Ndërkohë, shpërthimi i dytë pothuajse gjysmë ore më vonë ndodhi në kryqëzimin Ramot të qytetit, në orën 7:30 të mëngjesit, nga i cili tre persona morën lëndime të lehta.

Hetimet fillestare treguan se mjete shpërthyese ishin vendosur në të dy vendet e shpërthimit, ndërsa vijojnë kërkimet për të dyshuarit./Opinion.al

Pas