Kryesore

Dy shkolla të reja në Kodër Kamzë, Veliaj: Partitë të mos bllokojnë investimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 16/07/22 |
Opi Nion

Në Shtator nxënësit e Kodër Kamzës do të kenë dy shkolla të reja. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar nga afër punimet e fundit në shkollat , “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza”. Duke theksuar investimet e Bashkisë së Tiranës në Kodër Kamëz, Veliaj ironizoi dhe PD.

 “Jemi shumë të lumtur si është transformuar e gjithë zona e Kodër Kamzës. Nuk është vetëm ky kompleks shkollor, por e kemi filluar pak më poshtë, me godinat e reja të studentëve, të zaptuara që nga viti ‘97-’98, kur më pas u dogj edhe biblioteka. Janë histori të tmerrshme të atyre që sot protestojnë për ‘liri dhe demokraci’, të cilët i kemi parë kur qeverisnin se çfarë nënkuptonin ata me liri dhe demokraci: Zapto, shkatërro, digj! Mandatin e parë u morëm me çerdhet dhe kopshtet në Njësinë 11, kurse këtë mandat kemi mbajtur premtimin më historik që është bërë ndër vite, u siguruam që nuk ka më shkolla me dy turne”, tha Veliaj.

Veliaj iu kërkoi partive politike që të mos bllokojnë punimet, duke theksuar se të gjitha ata që janë përpjektu të ndalojnë investimet e Bashkisë kanë dështuar.

Veliaj i bëri thirrje klasës politikës t’i japë fund kulturës së bllokimit të punëve të qytetit. Ai nënvizoi se koha ka treguar se kush ka kundërshtuar projektet e Tiranës, i ka humbur të gjitha betejat. “E mbani mend debatin që kemi pasur me ish-Rektorin dhe lloj-lloj politikanësh. Një politikane ngjallte panic kur thoshte se shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan; një tjetër merrej me shkollën këtu. Por këto idiotësi dhe histeri duhet të marrin fund. Kultura e të mos lënit tjetrin të punojë duhet të marrë fund! Kush i kundërshton projektet e Tiranës duhet të kuptojë se s’ka shans të fitojë, i kanë humbur të gjitha betejat. Ne kemi parë presidentë kundër këndit të lojërave, kemi parë kryeministra, ish-kryeministra, ish-kryetarë bashkie, kemi parë lloj-lloj personazhesh që kundërshtojnë Tiranën, por progresi nuk ndalet dhe rezultati është në këtë fazë 101 me zero për Tiranën”,- u shpreh Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në shkollat “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, duke shtuar se plotësojnë të gjitha standardet.

Pas