Raundi i tretë i procesit të votimit për presidentin do të jetë data 30 Maj. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Po ashtu, u votua që zhvillimi i mbledhjes në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje të zhvillohet po në 30 maj në orën 9:00.
Ndërsa afati i dorëzimit të dokumentacionit për kandidat për President është data 29 maj deri në orën 16:00.
Kujtojmë se dy raundet e para të zgjedhjes së presidentit dështuan pa asnjë emër.