Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar sonte në studion e emisionit “Opinion” se nuk ka pasur asnjëherë në pronësi një skaf, pavarësisht asaj që është deklaruar këto ditë në media.
Tahiri tha se një gjë e tillë mund të verifikohet lehtësisht, nëse Saimir Tahiri ka pasur ndonjëherë një skaf në pronësi apo jo.
“Unë asnjëherë nuk kam pasur një skaf në pronësi”, tregoi Tahiri.
Ish-ministri deklaroi se nuk ka konsumuar kurrë një drekë me Habilajt dhe as nuk i ka takuar në Vlorë.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu nëse është ndaluar nga policia italiane në portet e jugut të Italisë, Tahiri deklaroi se kjo nuk ka ndodhur kurrë.