Aktualitet

Dy punonjëse të infektuar me koronavirus në kadastrën e Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 03/06/20 |
Opi Nion

Janë konfirmuar me koronavirus 2 punonjëse të kadastrës së Durrësit. Përgjatë 24 orëve të fundit, specialistët e epidemiologjisë, nga 20 mostra të marra në kadastrën e Durrësit, 19 teste kanë rezultuar negativë, ndërsa vetëm 1 person është infektuar për Koronavirus.

Tashmë, janë 2 raste me Covid-19 në kadastrën e Durrësit, një nga rastet është raportuar më herët. Kjo vatër e re infeksioni duket se është më problematike pasi në kadastrën e Durrësit marrin shërbim shumë qytetarë dhe frekuentimi është i shpeshtë.

2 punonjëset janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht. Edhe pse tamponët e 19 personave të cilët kanë rezultuar negativë, ata janë të frikësuar pasi Covid-19 është një virus që shfaqet edhe pas analizave.

Pas prekjes së familjarëve të specialistes së Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët./ Burimi: ABCnews

Pas