Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Kurbin, ku një efektiv policie pretendon se është kërcënuar.
Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu, ai ka deklaruar se dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë dalë para.
Efektivi ka pretenduar se ata kanë qëlluar në ajër dhe e kanë kërcënuar.
Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.
Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.