Dy persona janë plagosur, pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksion rrugor Lezhë-Shkodër.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku një makinë e tipit “Volsëagen” është përplasur me një furgon.
Burime nga policia lokale thanë se rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip fugon me targa SH2947E, që drejtohej nga A.P.24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volsëagen” me targa SH2295E me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë. Sipas burime spitalore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.