Kryesore

Dy ndeshjet e Shqipërisë, ja lojtarët e grumbulluar nga Panucci


               Publikuar në : 10:00 - 14/03/19 |
b.f

24 futbollistë janë grumbulluar nga Christian Panucci për dy ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë këtë muaj.

Në listë janë emrat e konsoliduar si Arlind Ajeti, Naser Aliji, Amir Abrashi, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Elseid Hysaj e Berat Xhimshiti, por edhe emra të rinj si Kristi Qose apo lojtarë që nuk kanë luajtur me ekipin përkatës, si Eros Grezda.

Dy ndeshjet e Shqipërisë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020 do të luhen ndaj Turqisë më 22 mars në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe ndaj Andorrës më 25 mars në trasfertë./Opinion.al

Pas