Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy modelet e politikanëve “memecë”

2016/08/26 at 6:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu


34 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë nuk kanë folur asnjëherë gjatë shtatë muajve të fundit të këtij sesioni. Kështu thoshte një studim i publikuar në mediat online, i cili i referohej harkut kohor 1 Janar – 31 Korrik 2016.

Studimi i mirëdetajuar, sqaronte se këta persona kanë qenë po ashtu pak ose aspak aktivë në jetën e komisioneve parlamentare, gjatë po kësaj periudhe. Ajo që të bënte më përshtypje është pikërisht fakti që 34 deputetët “e heshtur” ndaheshin në dy grupe të dallueshëm dhe diametralisht të kundërt.

Një pjesë i takonte deputetëve të vjetër dhe me peshë në Parlamentin e Shqipërisë, ata që kanë qenë në atë sallë që sesionin e parë apo në vijim; ndërsa grupi i dytë i takonte deputetëve biznesmenë, atyre që s’kanë asnjë lidhje me politikën dhe as e kuptojnë atë. Që as dinë të flasin dhe as kanë luajtur ndonjë rol në zgjedhje, nëse nuk llogaritet këtu të qenit sponsor financiarë apo organizatorë bandash që vijnë vërdallë për të vjedhur vota.

Nuk ka asnjë dyshim që të dy grupet nuk kanë asnjë lidhje me njëri- tjetrin dhe heshtja e tyre është për dy arsye krejt të ndryshme. I pari është një grup që për arsye të ndryshimeve kushtetuese dhe të bërjes politikës pis përmes përfshirjes në të të personave me precedentë penalë, banditëve, trafikantëve dhe spekulantëve, ndihet tejet i margjinalizuar.

Ky grup që ka hyrë në politikë në fillimet e pluralizmit me një mision, që besonte dhe beson ende se politika është një shërbim, nuk e gjen më veten në performancen e re politike. Mund të ketë shumë debate nëse këta persona kanë qenë politikanë të mirë apo jo; nëse kanë ditur ta çojnë vendin përpara aq shpejt sa duhet apo jo; nëse kanë mëkatet e tyre për situatën që ka ndodhur. Por me siguri, që këtë grup nuk mund ta akuzosh as për probleme me ligjin dhe as për përdorjen e politikës si mbrojtje personale.

Grupi i dytë, që mund të quhen biznesmenët dhe personat me precedentë penalë është më problematiku. Këta deputetë nuk kanë folur në këto 7 muaj, por një studim më i vëmendshëm mund të gjejë se nuk kanë foluar thuajse asnjëherë në këto 3 vjet. Ata nuk kanë as kontribut politik dhe as nisma ligjore. Janë njerëz që politikën po e përdorin për t’u pastruar apo për t’i shpëtuar ligjit me të cilin kanë llogari të hapura. Ky është një format i ri prurjesh politike, që e nxori dhunshëm jashtë loje të parin dhe që po kthehet në një problem  për gjithë shoqërinë.

Ndaj le të vlejë ky studim, për të parë, se kush realisht është një politikan dhe kush bëhet i tillë për ta përdorur atë. Që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë më deputetë që janë ulur në sallë, pa i njohur kush dhe pa foluar asnjëherë të vetme. Lekët nuk mjaftojnë gjithnjë për të blerë gjithçka, përfshirë statusin e deputetit apo të politikanit.

Blendi Fevziu

 

Etiketa: blendi fevziu


Ju sugjerojmë

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
Aktualitet

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

25 Korrik, 2025 6:03 pm
Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi
Bota

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi

25 Korrik, 2025 5:52 pm
Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
Sport

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

25 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

Zjarret në Turqi, shpallet gjendja e emergjencës

25 Korrik, 2025 5:22 pm
Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit

25 Korrik, 2025 5:07 pm
Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë
Bota

Finlanda thyen rekordin 50-vjeçar të nxehtësisë

25 Korrik, 2025 5:01 pm
Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit
Kronikë

Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, dërgohen për gjykim anëtarët e grupit

25 Korrik, 2025 4:49 pm
Cilat vende e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe çfarë do të thotë kjo
Bota

Cilat vende e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe çfarë do të thotë kjo

25 Korrik, 2025 4:47 pm
Andrea Pirlo merr drejtimin e Dubai United
Sport

Andrea Pirlo merr drejtimin e Dubai United

25 Korrik, 2025 4:44 pm
Para
Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, tregojnë sekretet e sezonit të ri të ” Fiks Fare”

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, tregojnë sekretet e sezonit të ri të " Fiks Fare"

Video/ Policia qëllon 15 herë 15-vjeçarin, edhe pse ishte ulur në gjunjë për t’u dorëzuar

Video/ Policia qëllon 15 herë 15-vjeçarin, edhe pse ishte ulur në gjunjë për t’u dorëzuar

Foto/ Një baba shembullor si Alban Skënderaj

Foto/ Një baba shembullor si Alban Skënderaj

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset
25 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit. Kreu i qeverisë Edi Rama në një...

Lexo më shumë

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi

Franca njeh shtetin e Palestinës, Trump: Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez, duke...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit

Zjarr i madh në një fshat të Dimalit
25 Korrik, 2025

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në Bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin...

Lexo më shumë

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin
25 Korrik, 2025

Real Madridi është gati të trondisë merkaton e verës me një ofertë marramendëse prej 115 milionë eurosh për mesfushorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com