Bota

Dy ministrat kryesorë largohen nga kabineti i Boris Johnson



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 05/07/22 |
Opi Nion

E ardhmja politike e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson është vënë në pikëpyetje, pasi dy ministra kyçë të kabinetit tij dhanë dorëheqjen nga detyra.

Në një distancë disa minutëshe, Ministri i Financave Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid vendosën të braktisin Johnson, një një lëvizje që në pamje të parë duket e koordinuar mes tyre.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shpjegonte dorëheqjen, Javid shkruan mes të tjerash se populli britanik pret integritet nga qeveria e tij.

“Unë jam një lojtar ekipi, por populli britanik gjithashtu me të drejtë pret integritet nga qeveria e tij. Toni që vendosni si lider dhe vlerat që përfaqësoni, reflektojnë mbi kolegët tuaj, partinë tuaj dhe në fund të fundit vendin. Konservatorët në rastin më të mirë të tyre shihen si vendimmarrës kokëfortë, të udhëhequr nga vlera të forta. Mund të mos kemi qenë gjithmonë të popullarizuar, por kemi qenë kompetent për të vepruar në interesin kombëtar. Mjerisht, në rrethanat aktuale, publiku po arrin në përfundimin se ne tani nuk jemi asnjëra”, shkruan mes të tjerash Javid.

Edhe ministri i Financave shkruan në letrën e tij të dorëheqjes se nuk mund të vazhdohej më kështu, referuar dhe emërimit të deputetit të përfshirë në skandalin seksual, Chris Pincher.

“Besoj se për këto standarde ia vlen të luftohet dhe prandaj po jap dorëheqjen. Unë besoj se publiku është gati ta dëgjojë të vërtetën. Njerëzit tanë e dinë se nëse diçka është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë nuk është e vërtetë. Ata duhet të dinë se ndërsa ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë, nuk është e lehtë”, shprehet Sunak.

Pas