Kronikë

Dy makina u përplasën dhe më pas qëlluan me armë shqiptarin në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 25/01/21 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri gjatë një atentati në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

Sipas mediave greke, shqiptari është qëlluar me 5 plumba teska udhëtonte me makinë. Bëhet me dije se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.N

Nga dëshmitarët në vendngjarje është mësuar se dy automjete që po shkonin drejt Patras, u përplasën në Kryqëzimin Kourtesis. Pasagjerë nga të dy automjetet zbritën nga makina dhe më pas u dëgjuan të shtëna armësh. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë 27-vjeçari shqiptar i cili u rrëzua në trotuar i mbuluar në gjak.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, policia helene ka shpallur në kërkim dy persona./ Opinion.al

Pas