Dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Durrës, Tiranë e zonat përreth.
Tërmeti i parë është regjistruar rreth orës 06:40 të së hënës, me thellësi 2 km.
Magnituda e lëkundjes sizmike ka qenë 3,3 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësit. Për shkak të thellësisë në afërsi të sipërfaqes ky tërmet është ndierë edhe në Tiranë.
Pak minuta më pas, është regjistruar edhe një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 2,5 i shkallës rihter në të njëjtën zonë./Opinion.al