Aktualitet

Dy javë në përgjim, si u arrestua turku teksa shijonte plazhin në jug të vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 30/08/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të shtetasit turk Faruk Ozer, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Sipas Abc News, turku Faruk Ozer i cili fshihej në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit ishte mbajtur nën përgjim për të paktën dy javë. Në këtë mënyrë iu zbuluan të gjitha lëvizjet që ai bënte së bashku me një grup prej 6 personash.

Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku nisën përgjimet për të kërkuarin ndërkombëtarisht, gjë e cila çoi dhe në zbulimin e vendodhjes së saktë të Faruk Ozer.

Pasi u zbulua vendodhja, u bë organizimi i operacionit për kapjen e tij.

Biznesmeni turk Faruk Ozer, u arrestua në një plazh të Himarës, ndërsa bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas tjetër me inicialet E.H, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e Ozer.

Faruk Fatih Ozer ishte pronari i kriptmonedhës turke “Thodex”, ndërsa u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollar, në këtë monedhë virtual turke./Opinion.al

Pas