Aktualitet

Dy javë e infektuar me COVID-19, shërohet Silva Bino


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 10/10/20 |
Opi Nion

Është shëruar Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino e cila ishte infektuar me COVID-19.

Mjekja ishte e shtruar në Infektiv prej dy javësh, ndërsa lajmin për shërimin e saj e dha sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shefja e Epidemiologjisë më herët ka qenë me temperaturë teksa kolegët u përpoqën ta mbanin gjendjen e saj shëndetësore të stabilizuar.

Postimi i Manastirliut

Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1. Të presim me padurim/ Opinion.al

Pas