Kronikë

Dy italianë të arrestuar për vrasjen e të riut shqiptar


               Publikuar në : 21:37 - 16/09/19 |
geliano fataj

Dy italianë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, si tëakuzuar për vrasjen e një të riu shqiptar.  Sipas mediave vendase, 21-vjeçari shqiptar Sherxhio Marku, u gjet i lënduar rëndë kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brajton, të mërkurën e 11 shtatorit. Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Hetuesit anglezë po përpiqen të zbulojnë se si kishte përfunduar në atë apartament, dhe se çfarë lëvizjesh kishte kryer më parë.

Dy italianët e arrestuar Françesko Dagostino 44 vjeç dhe Xhuzepe Petriçone 45 vjeç, janë akuzuar nga policia për vrasjen dhe u paraqitën në gjyq për të dëgjuar akuzat.

Të dy të akuzuarit do të mbahen në burg gjatë gjykimit, ndërkohë që seanca e radhës është më 1 nëntor./ Opinion.al

Pas