Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy gropa fiskale të Shqipërisë

2016/12/01 at 10:35 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama duhet të ikë, por ky është një opsion vetëm teorik

Nga Eduard Zaloshnja-


Në debatet që do të zhvillohen sot në Kuvend rreth buxhetit të shtetit, qeveria do të mburret se po rrit pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj., ndërsa opozita do të kërkojë që rritjet të jenë edhe më të mëdha se sa i ka parashikuar qeveria. Është kjo një skenë që përsëritet pothuaj çdo vit, pavarsisht se kush është në pushtet. Por asnjëra palë nuk flet për dy gropa të mëdha fiskale që ka një çerek shekulli që krijohen çdo vit në Shqipëri – tek të ardhurat nga TVSH-ja dhe nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore. Keto dy gropa thithen vjet mbi 1 miliarde dollare.

Siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, të ardhurat nga TVSH-ja ishin vjet në Shqipëri sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (më 2013 ishin sa 8.2% e PBB-së). Ndërsa në Malin e Zi, në fqinjin me TVSH, ekonomi, gjeografi, histori e kulturë të ngjashme me të vendit tonë, të ardhurat nga TVSH-ja ishin sa 12% e PBB-së.

Në fakt, TVSH-ja që zbaton Mali i Zi është pak më e ulët se në Shqipëri. Kështu fqinji ynë zbaton një TVSH me tri shkallë: 19% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve; 7% për shportën e domosdoshme të mallrave; dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 15 mijë euro dhe për eksportet. Ndërsa Shqipëria zbaton një TVSH me dy shkallë: 20% për shumicën e mallrave dhe shërbimeve dhe 0% për barnat e shëbimet mjeksore, për bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 55 mijë euro dhe për eksportet.

Të ardhurat nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore ishin vjet në Shqipëri sa 5% e PBB-së (4.1% e PBB-së më 2013), ndërsa në Malin e Zi ishin sa 11% e PBB-së. Thënë ndryshe, shteti shqiptar ka vjelë mesatarisht 850 dollarë sigurime shoqërore/shëndetsore në vit për çdo person që ka qenë i punësuar në sektorin jobujqësor (sipas sondazhit të punësimit të INSTAT-it, e jo sipas regjistrave të sigurimeve shoqërore/shëndetsore). Ndërsa në Malin e Zi, kjo shifër është në nivelin 1750 dollarë (të dy vendet zbatojnë përqindje të ngjashme të taksave të sigurimeve shoqërore shëndetsore).

Këto dy gropa fiskale tregojnë se evazioni në zinxhirin e TVSH-së është më i lartë në Shqipëri, dhe se një numër më i madh shqiptarësh punojnë pa sigurime shoqërore/shëndetsore ose u raportohen paga më të ulta se sa marrin në të vërtetë.

Nëse shteti shqiptar do të kishte të njëjtin rendiment fiskal me të Malit të Zi në mbledhjen e këtyre dy taksave, në thesarin e tij do të ishin futur vjet mbi 1 miliard dollarë më tepër se ç’u futën. Dhe me ato 1 miliardë dollarë mund të rriteshin pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj., etj…
Te rdhura buxhetore_2016_12_01_0707_1480575384



Ju sugjerojmë

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Para
Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Dibra e Arbrit

Roskoveci

Bebe surprizë! Modelja Irina Shayk është shtatzënë, pret fëmijën e saj të parë

Bebe surprizë! Modelja Irina Shayk është shtatzënë, pret fëmijën e saj të parë
















TE FUNDIT

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
13 Korrik, 2025

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris u pranuan në listën e objekteve të...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca në Kuvend, do të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
13 Korrik, 2025

Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com