Kryesore

Dy gola nga Ibrahimoviç, Milan fiton derbin pas 4 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 17/10/20 |
el ida

Derbi mes Milanit dhe Interit është fituar nga kuqezinjtë, të cilët pas 4 viteve kanë arritur të mposhtin zikaltrit, me rezultatin 2-1. Ka qenë Zlatan Ibrahimoviç protagonisti kryesor i ndeshjes, i cili në minutën 13-të dhe më pas me një penallti në minutën e 16-të arriti të vulosë fitoren e Milanit.

Ndërkohë i vetmi gol i Interit u shënua nga Lukaku në minutën e 29-të, ndërkohë që  një penallti në favor të tyre në minutën 76’ u anulua pas verifikimit nga VAR.

Milani vazhdon të qëndrojë  në krye të tabelës së Serisë A, ndërsa Interi renditet i gjashti me 7 pikë./Opinion.al

 

Pas