Kryesore

Dy gola dhe dy penallti të humbura, surpriza e Salah në ndeshjet me kombëtaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 09/09/18 |
b.f

 

 

Nuk është e zakonshme që një lojtar shënon dy gola dhe bën dy asistime në një fitore me rezultatin 6-0, dhe humbet dy penallti, mirëpo kjo i ka ndodhur mbrëmë Mohamed Salahut.

Qysh në minutën e parë në ndeshjen kualifikues të Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Nigerisë, sulmuesit të Liverpoolit iu prit një penallti.

Menjëherë pas kësaj, Salahu u kundërpërgjigj me dy asistime për golat e Marëan Mohsenit dhe Ayman Ashrafit.

Salahu edhe njëherë e gjeti vetën tek pika e bardhë e penalltisë, mirëpo përsëri iu mohua goli nga portieri nigerian, Daouda Kassaly.

Pas kësaj erdhi goli tretë për Egjiptin, që e shëno ylli i Liverpoolit, e që më pas, 26-vjeçari u kujdes edhe për golin e tij të dytë personal të ndeshjes, duke e shënuar golin me kokë për ta dërguar rezultatin në 5-0.

 

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, në fund shënoi golin e gjashtë për Egjiptin duke e vulosur fitoren e  thellë ndaj Nigerisë. /Gazeta Express/

Pas