Ministria e Mbrojtjes jep urdhër evakuimi për banorët në 3 fsahtra të Gramshit, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Konkretisht është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në fshatrat: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.
Sipas MM në terren për situatën janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Postimi i MM
🚨🔥 Urdhër evakuimi në Gramsh
Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
👨🚒👩🚒 Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
🚁 Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.