Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy ditë pas lirimit Spahia paralajmëron padi për përgjegjësit e arrestimit

2019/07/13 at 6:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
10 milionë dollarë tender, Spahia publikon mesazhin: Ministrja do të…

Dy ditë më parë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u la i lirë nga Gjykata e Apelit Shkodër. Ai akuzohej për përplasjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër. Për këtë gjykata vendosi si fillim për të masën “arrest shtëpie”.

Në një intervistë televizive, Spahia ka rrëfyer ditën e sotme momentet e arrestimit duke deklaruar se kjo gjë ishte vendosur nga kryeministri Rama. Madje sipas tij njësi operacionale që kreu ndalimin e tij nuk e dinte se përse po e bënte këtë gjë.

“Ajo pjesë e ndalimit ishte publike, absurde, që në momentin kur u tha në lidhje Live, isha i vetëdijshëm që e ka vendos kryeministri, por fakt është që psikologjikisht e prisja, por e ndjeja veten qytetar të lirë. Mu duk sikur policët që morën pjesë në ndalim nuk e dinin arsyen pse po më ndalonin, merrnin urdhra me telefon nga shefi i tyre dhe nga njësia operacionale që unë i pash, ishin me maska ishin pas makinës së policisë, në një makinë civile, sikur po ndalonin një të shumëkërkuar. Për mua ishte një situatë absurde, një izolim i padrejtë e krejtësisht politik. Me ato policë që kisha komunikim u munduan të më tregojnë vlerësimin dhe respektin, keqardhjen e tyre për  situata të tilla. Kisha një izolim të plotë, një prej gjërave që të bënte përshtypje ishte izolimi i plotë nga jashtë. Nuk kisha asnjë lloj informacioni, s’kisha asnjë mjet komunikimi, izolimi ishte i plotë” tha Spahia.

Ai shtoi se nuk do ta lë me kaq këtë çështje por se do ngrejë padi për të gjetur përgjegjësit për arrestimin e tij. Këtë gjë ai tha se e bën për të gjithë ata qytetarë të cilët janë ndaluar në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.

“Do t’i shkoj kësaj çështje deri në fund, pastaj do të jenë organet kompetente që do të nxjerrin përgjegjësit të kujt kanë qenë. Këtë nuk e bëj për vete, e bëj më shumë edhe për ato qindra aktivistë të PD, mbështetës, protestues që janë ndaluar e mbajtur në mënyrë të padrejtë nga strukturat e rendit të influencuara e të drejtuara politikisht apo të përdorura politikisht nga kundërshtarët tanë. Është e tmerrshme të shikosh se si qytetarë të thjeshtë, qytetarë të ndershëm të këtij vendi, janë ndaluar pa asnjë argument, janë burgosur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sikur ne të ishim pjesë e një vendi diktatorial” u shpreh ndër të tjera Bardh Spahia. /Opinion.al

Etiketa: arrestimibardh spahiaPD

Ju sugjerojmë

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët

20 Janar, 2026 1:33 pm
Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
Aktualitet

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

20 Janar, 2026 12:41 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Bordi i Paqes/ Balla mesazh deputetëve: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar…

20 Janar, 2026 12:20 pm
Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes
Kryesore

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

20 Janar, 2026 11:36 am
10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA
Bota

10 ditët që do të vendosin të ardhmen e Evropës dhe marrëdhënien e saj me SHBA

20 Janar, 2026 11:27 am
Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 2026 10:57 am
Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?
Bota

Çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën?

20 Janar, 2026 10:39 am
Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave
Bota

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 41 numri i viktimave

20 Janar, 2026 9:57 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën

20 Janar, 2026 9:36 am
Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën
Bota

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

20 Janar, 2026 9:27 am
Para
Makina përplas këmbësoren në qendër të Elbasanit, arrestohet autori

Makina përplas këmbësoren në qendër të Elbasanit, arrestohet autori

Përdorte 3 identitete, arrestohet shqiptari me laborator falsifikimi

Përdorte 3 identitete, arrestohet shqiptari me laborator falsifikimi

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD, Basha: Objektivi, largimi i Ramës

Basha ndryshon koordinatorët e PD në rrethe, ja lëvizjet që janë bërë

TE FUNDIT

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët

Ministri i Drejtësisë urdhëron inspektime për noterët
20 Janar, 2026

Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin...

Lexo më shumë

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha

Fermerët e Maliqit në protestë pas përmbytjeve të mëdha
20 Janar, 2026

Fermerët e fushës së Maliqit kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur nga...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Balla mesazh deputetëve: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar…

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
20 Janar, 2026

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin...

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes

Rama i përgjigjet Trumpit: Shqipëria gati të bëhet pjesë e Bordit të Paqes
20 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgjigjen zyrtare ndaj ftesës për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com