Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha feston 75-vjetorin e lindjes. Një urim të veçantë i ka bërë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ai ka publikuar një foto me një buqetë me 75 trëndafila të bardhë, të cilat ja ka dhuruar Berishës dhe krahas fotos ka shkruar.
“Gëzuar ditëlindjen Doktor Berisha! Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!,”-përfundon urimi i Presidentit Meta në Facebook.
Mësohet se përveç buqetës me 75 trëndafila të bardhë, Meta i ka dhuruar Berishës edhe një shishe verë.
Presidenti Meta ka shprehur gjithnjë respektin që ushqen për ish-liderin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar shpesh si ‘pikën e tij të dobët’./Opinion.al/