Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dy deputetë të Kuvendit ‘bien nga froni’. Mendoheshin si kriminelë të mëdhenj, po ishin hajdutë xhepash

2017/12/27 at 10:38 AM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë hapin faqe erotike gjatë seancave plenare

Reldar Dedaj


Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica për shkak se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale, është tashmë në dorën e KQZ-së. Kjo e fundit do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kësaj kërkese.

Rakipi deputet i PDIU-së dhe Rehovica i LSI-së akuzohen nga prokuroria se kanë përdorur emra të tjerë në Itali, ndërsa akuzohen edhe për vjedhje të vogla gjatë asaj kohe.

Rakipi është edhe deputeti që para pak muajsh ka aksidentuar një njeri me makinë.

Mediat kanë zbardhur të mërkurën kërkesën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Aqif Rakipi është raportuar në vitin 1998 për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur në Itali, por me një tjetër emër, Skender Ejylbegaj.

Prokuroria thotë se kjo e dhënë është verifikuar nga shenjat e gishtave. Megjithatë, deputeti i PDIU-së për qarkun e Elbasanit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, brenda dhe jashtë vendit.

Por Prokuroria e Përgjithshme disponon një dokument zyrtar nga Interpoli Roma në Itali, ku rezulton se deputeti i PDIU është arrestuar për vjedhje në vitin 1998.

Ndërsa, verifikimet e prokurorisë për deputetin e LSI në Berat, Gledion Rehovica kanë nxjerrë në pah faktin se ai nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

“Me shkresën nr 2001/ 40 KL prot. datë 22. 12. 2017 zyra qëndrore kombëtare e Interpol na informon se nga interpol Romë në Itali, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar si më poshtë: Gledion Rehovica është raportuar më datë 27.02. 1999 për veprën penale vjedhje dyqani me gjeneralitetet Kusta Mina lindur më 21. 12. 1978 në Shqipëri” sqaron Prokuroria.

Mësohet se prej disa muajsh të dy deputetët ishin nën hetimin e Prokurorisë në lidhje me dekriminalizimin, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rehovica është vënë nën hetim edhe me akuzën e konsumimit të elementëve të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Në legjislaturën e kaluar, Rehovica dhe Rakipi dhanë shenjat e gishtërinjve në prokurori pas dyshimeve se kishin pasur probleme ligjore jashtë vendit, por nën emra të tjerë. Më konkretisht dyshimet ishin për Italinë dhe Zvicrën, por për të dy deputetët gjatë legjislaturës së kaluar nuk pati kërkesa për ndërprerje mandati nga organi i akuzës.

Të martën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se ka marrë nga Prokuroria e Përgjithshme kërkesën për të hequr mandatet e deputetit të PDIU Aqif Rakipi dhe atij të LSI Gledion Rehovica.

Por nëse KQZ me shumicë votash vendos t’ia djegë mandatet këtyre dy deputetëve, vendi i tyre në Kuvend do të zihet nga dy femra.

Në listën e qarkut Elbasan merr mandatin Florenca Halili, ndërsa në listën e qarkut Berat merr mandatin Silvia Caka, e cila ka qenë deputete edhe në legjislaturën e kaluar. Prokuroria pretendon se dy deputetët e PDIU dhe LSI-së janë arrestuar në Itali për vepra penale, por kanë përdorur identitete të tjera.

Deputeti Aqif Rakipi deklaroi të martën për mediat se nuk kishte informacion, ndërsa theksoi se nuk kishte dënime. Sipas tij, as ka bërë gjë ndonjëherë dhe as nuk ka ndonjë dënim. Rehovica po ashtu më herët i ka mohuar akuzat e ngritura ndajt tij.

Ligji për dekriminalizimin u miratua në fillim të vitit 2016, pas një fushata gati dy vjeçare të Partisë Demokratike, që akuzoi shumicën se kishte përfshirë në listat për deputetë e kryetar bashkish persona me të shkuar kriminale.

Disa deputetë dhe kryetar bashkishë humbën mandatet pas verifikimeve që filluan me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Për disa zyrtarë të tjerë për të cilët u kërkua heqja e mandatit, KQZ vendosi mes debateve se nuk kishte arsye të mjaftueshme për t’u hequr mandatin.

 

Etiketa: bien nga fronidy deputeterakipirehovica


Ju sugjerojmë

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Aktualitet

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

21 Korrik, 2025 10:03 am
‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
Aktualitet

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

21 Korrik, 2025 9:45 am
‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme
Aktualitet

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

21 Korrik, 2025 9:32 am
‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..
Aktualitet

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..

21 Korrik, 2025 9:23 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

‘Mbete te 7×7!’/ Rama me batuta: More Lul, ku je o artist! S’po më ndjek më

21 Korrik, 2025 9:20 am
‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
Aktualitet

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

21 Korrik, 2025 9:11 am
Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset
Aktualitet

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

21 Korrik, 2025 9:03 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

21 Korrik, 2025 8:50 am
Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..
Aktualitet

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..

21 Korrik, 2025 8:40 am
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024
Aktualitet

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

21 Korrik, 2025 8:36 am
Para
Ja pse duhet të vishni të brendshme të kuqe në 31 dhjetor. Kujdes, duhet ti flakni tutje më pas

Ja pse duhet të vishni të brendshme të kuqe në 31 dhjetor. Kujdes, duhet ti flakni tutje më pas

“The Sun”: Si fitojnë nënshtetësinë britanike shqiptarët me identitet të rrem

“The Sun”: Si fitojnë nënshtetësinë britanike shqiptarët me identitet të rrem

Elbasan/ Studentja zhduket pa gjurmë nga konvikti

Elbasan/ Studentja zhduket pa gjurmë nga konvikti
















TE FUNDIT

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës
21 Korrik, 2025

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën...

Lexo më shumë

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?

Cilat janë qëllimet e Izraelit në Siri?
21 Korrik, 2025

Me sulmet e tij ndaj Sirisë, Izraeli nuk përpiqet vetëm të mbrojë minoritetin e druzëve, thonë vëzhguesit. Çfarë fshihet realisht...

Lexo më shumë

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
21 Korrik, 2025

Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu,...

Lexo më shumë

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
21 Korrik, 2025

Gjatë ditës së sotme kryeministri i është përgjiur aludimeve aludimeve se në Theth do të ndërtohen resorte turistike, ndaj u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com