Dy aksidente në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës shkaktuan trafik të rënduar paraditen e sotme, 20 qershor.
Disa automjete u përfshinë në përplasjet që fatmirësisht nuk sollën pasoja serioze për drejtuesit apo pasagjerët.
Ngjarjet ndodhën pothuajse njëkohësisht, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në të dy drejtimet.
Policia rrugore ndërhyri menjëherë për të menaxhuar trafikun dhe për të kthyer normalitetin në aksin më të frekuentuar të vendit.