Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë në rrugën ‘Asim Vokshi’ një automjet ‘Volsëagen’ i drejtuar nga një 22 vjeçar ka aksidentuar shtetasin S.Sh i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu në rrugën e ‘Dibrës’ një automjet tip ‘Benz’ me drejtues 41 vjecarin G.B ka përplasur shtetasin G.M duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /Opinion.al