Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Shenja për dialog në Shqipëri

2019/09/27 at 12:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DW: Shenja për dialog në Shqipëri

Votimi i deputetëve në Bundestag-un gjerman, në mbrëmjen e të enjtes në favor të Shqipërisë për hapje me BE të bisedimeve të pranimit, me 395 vota pro ndër 599 deputetët e pranishëm, është përshëndetur nga Johannes Hahn. Në një postim në median sociale, menjëherë pas votimit, Hahn e cilëson votimin „shumë të mirëpritur, rezultat të njohjes së progresit konkret, nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”, shkruajti mbrëmë në twitter Johannes Hahn, bën me dije Delegacioni i BE në Tiranë.


Meta – Politika të reflektojë, të zgjidhë krizën

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje në mbrëmjen e të enjtes forcave politike që të fillojnë “urgjentisht punën për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare”, reagoi Meta mbrëmë në median sociale lidhur me vendimin e Bundestag-ut pro hapjes së negociatave.

Meta solli në vëmendje përpjekjet e deputetëve gjermanë në 4 muajt e protestave antiqeveritare të opozitës jashtëparlamentare pranverën e këtij viti dhe pas zgjedhjeve Lokale 2019, për të ulur në tryezën e bisedimeve qeverinë dhe opozitën jashtëparlamentare, të drejtuar nga PD, për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale. „Po të kishin dëgjuar këshillat e tyre me kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte, njëlloj si Maqedonia e Veriut” thekson Presidenti Meta në postimin e tij.

Basha: Gati për dialog me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën. Për rreth 8 muaj Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombëtarëve. “Unë dhe PD jemi dakort për një proces politik të propozuar nga faktori ndërkombëtar që të japim kontributin tonë për daljen nga kriza. Pak rëndësi ka ulja në një tryezë me apo pa Edi Ramën” deklaroi të enjten në mbrëmje Basha në një kanal televiziv të Tiranës. Kushtëzimi i dialogut me praninë e faktorit ndërkombëtar tregon vijimin e mosbesimit mes palëve politike në Shqipëri, pavarësisht thirrjeve të BE për të ndryshuar dhe shndërruar në kulturë politike kompromisin dhe dialogun.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), aleate me PD, është për një dialog pa kushte me qeverinë për të përmbushur të “gjitha kushtet dhe detyrimet dhe hapur rrugën integrimit europian të Shqipërisë.”

Por të dyja partitë, PD dhe LSI, me peshë më të madhe në opozitën jashtë parlamentare, kanë të njëjtin qëndrim kur konsiderojnë “PO”në e kushtëzuar të Bundestag-ut pasojë të “dështimit të qeverisë dhe hapave prapa që ka bërë Shqipëria që nga 2018” .

Një qëndrim i tillë përforcohet ngaqë Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, mori mbrëmë me më shumë vota një “PO” të pakushtëzuar nga partitë politike parlamentare të Gjermanisë. Kjo e bën pa pengesa rrugën e saj drejt një vendimi pozitiv të Këshillit Europian në takimin e tij në Bruksel, muajin e ardhshëm më 18 tetor, nëse kjo datë mbetet e pandryshuar.

Por gjasat janë që kjo datë edhe mund të shtyhet. Konferenca Ndërqeveritare shënon fillimin zyrtar të procesit të hapjes së negociatave të pranimit. Plotësimi i kushteve të grupi të parë, të vëna Shqipërisë nga Gjermania, para kësaj konference Ndërqeveritare kërkon kohë. Por ajo duhet të zhvillohet atëherë kur Qeveria Gjermane të shohë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe marrjen e vendimit për kryerjen e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke deputetët gjermanë kërkojnë që kjo reformë të bëhet “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave elektorale në Shqipëri, në bazë të rezultateve të Komisionit ad hoc për reformëm zgjedhore”. Shtyrja e takimit të Këshillit Europian të 18 tetorit, mund t’i japë kohë Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE, pro hapjes së negociatave të pranimit për Shqipërinë, të bindin Francën dhe Hollandën për të ndryshuar skepticizimin e tyre e t’i bashkohen shumicës për një vendim pozitiv./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Anti-informaliteti/ Bllokohen 1.6 milionë litra gaz

Anti-informaliteti/ Bllokohen 1.6 milionë litra gaz

Opinion/ Kushtet e Gjermanisë dhe një marrëveshje PD-PS

Sukses apo dështim me kokainën në Durrës? Kush tradhtoi?

Sukses apo dështim me kokainën në Durrës? Kush tradhtoi?
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com