Tashmë duket se ka pak dyshime. Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga rrëzimi.Fati i saj është në fije të perit për shkak se aleatët e kërcënojnë për çështjen e azilantëve.
Zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme. DW shkruan se Shqipëria e ka provuar veten se mund të mbajë qindra e mijëra refugjatë si në rastin e luftës së Kosovës. Si shpërblim, përveç ndihmës financiare, Shqipëria merr dhe hapjen e negociatave pasi CDU e Merkel ka rezerva per qeverinë e Edi Ramës. Por përse Shqipëria? Sepse është në Mesdhe dhe emigrantët do shkarkohen në portin e Durrësit.
Në këtë mënyrë palët kënaqen të gjitha, shkruan DW, edhe BE, edhe Berlini, edhe Shqipëria. DW citon një shprehje ballkanike: Ujku është i ngopur dhe delja është e paprekur.