Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: BE lë ende në tension Shqipërinë

2019/06/19 at 8:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
DW: BE lë ende në tension Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të BE nuk kanë përmendur datë konkrete për dy vendet aspirante për në BE, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por në vjeshtë mund të diskutohet për këtë. Ndoshta. Gjermania ngurron, thotë Bernd Riegert.


Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve të antarësimit me këto dy vende. Komisari i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, në fund të majit u dha nëj deftesë pozitive të dy vendeve duke shpresuar, që shtetet e BE-së do ta mbështesin propozimin e tij. Tani ai është disi i zhgënjyer, që Franca, Danimarka, Holanda dhe Gjermania ngurruan të japin premtime konkrete.

Ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, e argumentoi qendrimin gjerman me “po, por…” në takimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg. Bundestagu gjerman, miratimi i të cilit është i nevojshëm për hapjen e negociatave, ende nuk ka pasur kohë të mjaftueshme, që të shqyrtojë rekomandimet e komisionit.

Diplomatët e BE-së e konsideorjnë këtë argument si pretetkst, sepse prej kohësh ishte e qartë, që vlerësimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishin pozitive. Madje edhe vetë Michael Roth-it iu desh ta pranojë, që të dyja vendet detyrat e fundit të shtëpisë, që iu ngarkuan prej ministrave vitin e kaluar, tashmë i kanë realizuar: “Për mendimit tim ato janë të realizuara.”

Maqedonia e Veriut madje ka “shkruar histori”, duke i dhënë fund grindjes me vendin fqinjë Greqinë, anëtare në BE, me ndryshimin e emrit të shtetit. “Këtë duhet ta vlerësojmë. BE-ja nuk duhet të humbasë kredibilitetin”, nënvizoi ministri i shtetit Roth. Ndaj mbetet objektivi për t’i nisur sa më parë bisedimet e anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut tani, Shqipëria më vonë?

Shqipëria, sipas vlerësimit të Komisionit e ka forcuar dukshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë ky vend aktualisht ndodhet në një krizë kushtetuese, sepse Gjykata Kushtetuese është e paralizuar dhe ka probleme me zgjedhjet lokale. Presidenti i Shqipërisë i shtyu zgjedhjet lokale. Kryeministri ia mohon këtë të drejtë presidentit. Shumë njerëz prej muajsh demonstrojnë kundër qeverisë. Numri i shqiptarëve, që kërkojnë azil në BE është në rritje. Ky nuk është një rekomandim pozitiv, mendojnë nëpunësit e BE-së në Luksemburg.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja përse parlamenti holandez i sheh me sy kritik negociatat me Shqipërinë. Deputetët holandezë kanë paraqitur një kërkesë që Shqipëria të mbetet në pritje, ndërkohë që t’i jepet një datë konkrete Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Një shkëputje të dy vendeve në raundin e ardhshëm e refuzon Italia, që si vendi i drejtpërdrejt fqinjë me Shqipërinë në Adriatik e mbështet fort anëtarësimin e sj. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) javën e kaluar u shpreh për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dyja këto vende kandidate, por ai u frenua prej partnerit të koalicionit në Berlin duke iu referuar nevojës së miratimit në Bundestag.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut synon sa më shpejt hapjen e bisedimeve

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, javën e kaluar qendroi për herë të parë në Bruksel, për të lobuar për vendin e tij në institucionet europiane. “Ne kemi marrë vendime të guximshme në shumë fusha për qytetarët tanë”, tha Pendarovski duke iu referuar ndryshimit të emrit të shtetit, që u arrit duke hasur në rezistencë të fortë në vend. Po ashtu ai nënvizoi se ka në dorë një “rekomandim pa kushte” nga Komisioni i BE. Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk u përpoq ta zbusë zhgënjimin e dukshëm, duke i siguruar presidentit, se “nuk bëhet fjalë për nëse, por vetëm se kur” do të nisin bisedimet për antarësimin.

Më 2013 Kroacia u pranua si vendi më i ri anëtar. Më 2007 u pranuan Rumania e Bullgaria. Në vitin 2004 u realizua i ashtuquajturi raundi “Big-Bang”. Asokohe u pranuan në BE njëkohësisht dhjetë shtete, kryesisht nga Europa Lindore. “Piëkrisht prej këtyre raundeve duam të mësojmë”, tha njënëpunës i BE-së, i cili nuk do të përmendet me emër. “Polonia, Hungaria dhe Rumania sot po krijojnë probleme, sepse në to po çalon shteti ligjor dhe të tjera aspekte. Ndaj tani nuk duan të nxitojnë dhe duan të sigurohen, që të mos importohen probleme të reja në BE.”

Komisari i BE-së do një sinjal për rajonin

Komisari i zgjerimit Johannes Hahn e sheh nga ana tjetër BE-në të detyruar, që të mos i shtyjë më premtimet që i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Unë vetëm mund të përsëris, atë që e them prej kohësh”, u shpreh Hahn në kuadër të takimit në Luksemburg. “Bisedimet e antarësimit duhet të nisin sa më parë. Nuk bëhet fjalë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për shtetet e tjera në rajon. Ky do të ishte një sinjal i fortë, p.sh. edhe ndaj Serbisë e Kosovës. Këto dy vende do të kishin një impuls më të fortë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre.”

Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i tha DW-së lidhur me vendimet e BE-së, se: “Ne e dimë, që ende nuk kemi arritur deri në nivelin të antarësohemi tani në BE. Por ne jemi të gatshëm, ta nisim procesin e negociatave për anëtarësim. Në këtë mënyrë ne mund të na vrojtojnë mirë dhe të na verifikojnë, se çfarë suksesesh bën Shqipëria faktikisht.”

Bisedimet për anëtarësimin në BE mund të zgjasin me vite. Një pranim i anëtarëve të rinj mund të realizohej në fund të dhjetë vjeçarit të ardhshëm. Anëtarësimi i Kroacisë është negociuar për një periudhë gjashtë vjeçare./ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
Rajoni

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

21 Korrik, 2025 8:43 pm
Ballkani përballet me zjarre
Rajoni

Ballkani përballet me zjarre

21 Korrik, 2025 8:25 pm
Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
Aktualitet

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

21 Korrik, 2025 8:07 pm
Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
Bota

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

21 Korrik, 2025 7:50 pm
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat
Aktualitet

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

21 Korrik, 2025 7:38 pm
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

21 Korrik, 2025 7:25 pm
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

21 Korrik, 2025 6:56 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

21 Korrik, 2025 6:53 pm
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Kryesore

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

21 Korrik, 2025 6:46 pm
Para
Konflikti në Bulqizë, dy vëllezërit plagosin me armë 41-vjeçarin

Tronditet qyteti i Lezhës

Negociatat, Ministri i Jashtëm grek flet për kushte ndaj Shqipërisë

Negociatat, Ministri i Jashtëm grek flet për kushte ndaj Shqipërisë

Vrau mikun e familjes, arrestohet 50-vjeçari

Vrau mikun e familjes, arrestohet 50-vjeçari
















TE FUNDIT

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut
21 Korrik, 2025

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks...

Lexo më shumë

Ballkani përballet me zjarre

Ballkani përballet me zjarre
21 Korrik, 2025

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re...

Lexo më shumë

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje
21 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se shërbimet zjarrfikëse me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri kanë arritur të fikin...

Lexo më shumë

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet

Kina fillon ndërtimin e një dige gjigante në Tibet
21 Korrik, 2025

Kina ka filluar ndërtimin e një dige tjetër masive në Tibet. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Kryeministri Li Qiang...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com