Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dvorani kampion në luftën anti-korrupsion, Rama: E drejta vonon,nuk harron

2021/02/23 at 4:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dvorani kampion në luftën anti-korrupsion, Rama: E drejta vonon,nuk harron

Departamenti Amerikan i Shtetit ka renditur ish-kreun e KED Ardian Dvoranin si kampion në luftën kundër korrupsionit.


Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila ka shpërndarë në “Facebook” deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, i cili ka shpallur çmimin ndërkombëtar të DASH për kampionët kundër korrupsionit duke nderuar 12 persona.

Për këtë vlerësim ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter” shprehet se një vlerësim i tillë është  “inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.”– shkruan Rama në “Twitter”.

Një pjesë e deklaratës sësekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken:

“Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin transnacional. Administrata e Biden pranon që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet antikorrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Për atë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre.

Siç e ka theksuar Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet të jetojmë në shtëpi dhe ta ilustrojmë jashtë. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve trima për të njëjtat ideale. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar e Ekuadorit, Sophia Pretrick e Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardwaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla të Libisë, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka të Ukrainës. Ata na frymëzojnë ne dhe kaq shumë homologë të tyre që ndjekin këto ideale në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara zbatojnë një nga kornizat më të fuqishme antikorrupsion në botë.

Ne ishim të parët që kriminalizuam ryshfetin e huaj dhe, në partneritet me homologë të huaj, kemi rimarrë dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në asete publike të vjedhura vetëm në dy vitet e fundit. Ne përdorim një sërë mjetesh për të promovuar përgjegjësinë për individët e korruptuar, për të luftuar pandëshkueshmërinë globalisht dhe për t’u angazhuar në forume shumëpalëshe për të luftuar korrupsionin dhe forcuar angazhimin e qytetarëve. Ne do ta mposhtim korrupsionin duke zbatuar reforma të shëndosha në përputhje me angazhimet ndërkombëtare antikorrupsion; zhvillimin e institucioneve transparente, të përgjegjshme; dhe fuqizimin e qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të ndihmuar në mposhtjen e këtij kërcënimi global ndaj sigurisë dhe demokracisë”, thekson më tej Blinken. /Opinion.al

Etiketa: dashdvoranirama


Ju sugjerojmë

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Aktualitet

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

3 Gusht, 2025 3:23 pm
Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
-Teknologji

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

3 Gusht, 2025 3:16 pm
Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?
Bota

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?

3 Gusht, 2025 3:01 pm
Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë
Rajoni

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë

3 Gusht, 2025 2:48 pm
(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike
Kryesore

(VIDEO-LAJM)”Kopshti i Edenit”: Shqipëria ia mësyn kultivimit të frutave ekzotike

3 Gusht, 2025 2:35 pm
Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani
Rajoni

Thirrje raciste antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani

3 Gusht, 2025 2:21 pm
Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor
Bota

Polonia vazhdon kontrollet kufitare me Gjermaninë deri në tetor

3 Gusht, 2025 2:15 pm
Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve
Bota

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

3 Gusht, 2025 1:44 pm
Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..
Aktualitet

Maturantët, sot mbyllet raundi i I i aplikimeve për në universitete. Fazat e tjera..

3 Gusht, 2025 1:33 pm
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!

3 Gusht, 2025 1:14 pm
Para
Plakja e popullsisë, ja qytetet më të “moshuara” të Shqipërisë

“Jam te pjesa e pashkëlqyer”,Të moshuarit kërkojnë vaksinën anti-COVID

COVID-19/ Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

COVID-19/ Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

Variantet e reja të COVID, FDA lehtëson procesin e miratimit të vaksinave

Variantet e reja të COVID, FDA lehtëson procesin e miratimit të vaksinave
















TE FUNDIT

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
3 Gusht, 2025

Ditën e Hënë (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Lexo më shumë

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?

Një “superinteligjencë personale” për të gjithë?
3 Gusht, 2025

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ndërkohë, falë...

Lexo më shumë

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?

Përse po bie gjithnjë e më shumë lindshmëria në Gjermani?
3 Gusht, 2025

Mesatarisht gratë në Gjermani lindin 1,35 fëmijë, një rënie historike e natalitetit. Sinjal alarmi për mirëqenien apo një shenjë e...

Lexo më shumë

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë

Tragjedia në Novi Sad, masa paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë
3 Gusht, 2025

Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com