Lista finale e Partisë Socialiste për presidentin ka patur 4 emra, nga të cilët është konkluduar me mbështetjen ndaj gjeneralit Bajram Begaj.
Sikurse bëjnë me dije burime për Neës 24, kryesia e PS ka diskutuar gjithashtu edhe emrin e ish-kryeprokurores Rama, emrin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe kreun e RCC, Majlinda Bregu.
Por sikurse u shpreh zyrtarisht Rama, edhe pse nuk ishte një kandidat i propozuar prej tij, PS vendosi të mbështesë emrin e gjeneralit. Ai tha se përvoja me ushtarakët në presidencë ka rezultuar efikase. /Opinion.al