Kronikë

Durrës/ Zaptuan pronë publike, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 21/06/20 |
Opi Nion

Dy administratorë të një subjekti janë arrestuar nga Policia e Durrësit gjatë kontrolleve zonën bregdetare për subjektet që kanë zaptuar pronën pubike.

Ndërkohë, bëhet me dije se një tjetër administratorë është proceduar në gjendje të lirë. Mësohet se dy personat e arrestuat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Të dy këta persona akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.

Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”./ Opinion.al

Pas