Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës/U kap duke grabitur banesën, i riu tenton të godas me thikë policin

2019/10/01 at 2:20 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Durrës, çfarë u gjet brenda automjetit të djegur në Fushë-Krujë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentoi që të grabiste një  banesë në lagjen Nr.2 të këtij qyteti. Polica njofton se i riu u arrestua pas informacioneve të dhënë nga qytetarët, ndërsa kur policia e kapi në flagrancë, 29-vjeçari ka tentuar të godas me thikë një nga efektivët.

I arrestuari është identifikuar me inicialet O.T. dhe sipas policisë, ai rezulton me precedent penal të mëparshëm për akuzën “vjedhje të pasurisë”. Ndërkohë, është vërtetuar që i riu më datë 27.09.2019 ka vjedhur një tjetër banesë në lagjen Nr.15 të Durrësit.

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit falë bashkëpunimit me qytetarët parandalon rastin e vjedhjes së një banese duke vënë në pranga autorin.

Gjatë kapjes në flagrancë autori ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është  neutralizuar nga efektivet e Policisë.

Arrestohet 29 vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Patrulla e Përgjithshme  në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes së banesës së shtetasit Sh.Gj  në lagjen Nr.2 në Durrës.

Falë informacionit të marrë nga qytetarët dhe reagimit të shpejtë të punonjësve të rendit është mundësuar kapja në flagrancë e autorit dhe neutralizimi i tij, ku gjatë ndalimit ka tentuar të godasë me mjet prerës njërin prej punonjësve të policisë

Ndërhyrja me profesionalizëm ka bërë neutralizimin dhe prangosjen e  shtetasi O.T., 29 vjeç, banues në Durrës

Gjithashtu, është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 27.09.2019, në lagjen Nr.15 ka vjedhur banesën e shtetasit A.L.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë .

Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë dhe janë më interes të uniformave blu, në vijim të rritjes së sigurisë së tyre të telefonojë në numrat 112 dhe 129 dhe reagimi do të jetë mjaft i shpejtë dhe profesional./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Janë plagosur…

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Video/ Shembet ura, kamioni bie mbi varka

Video/ Shembet ura, kamioni bie mbi varka

Foto/ Bebe Rexha takim emocionues me Angelina Jolie

Foto/ Bebe Rexha takim emocionues me Angelina Jolie

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com