Të shtëna me armë në Durrës. Plumbat që mendohet se kanë bërë rikoshet kanë plagosur një fëmijë 12 vjeç. Ka ende pak të dhëna për ngjarjen. Nga informacionet paraprake thuhet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një banese. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen Nr. 1.
Sias policisë, persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale D.Sh.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
lajmi ne perditësim…